NBA: Mësohen gjysmëfinalet e NBA në Lindje, Clevelandi kualifikohet pas ndeshjes së shtatë/ Në Perëndim nisën takimet gjysmëfinale

NBA ka hyrë në fazën më interesante, teksa së fundmi janë përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste play off-it në Konferencën e Lindjes.

 Cleveland është ekipi i fundit që avancon më tej, pas fitores 106-94 ndaj Orlando në ndeshjen e shtatë çerekfinale, duke fituar 4-3 serinë. Ndeshja luajtur në Cleveland u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që triumfuan falë Donovan Mitchell, më i miri në fushë. Ai realizoi 39 pikë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 38 pikë e 16 kërcime të Banchero për Orlando.

Në gjysmëfinale, ekipi i Cleveland do të përballet me Boston Celtics, ndërsa sfida tjetër  në Lindje është ajo mes Nju Jork dhe Indiana..

 

Nga  ana tjetër kanë nisur ndeshjet gjysmëfinale play off në NBA dhe në fushë kanë zbritur dy ekipet e Konferencës së Perëndimit. Minnesota mundi 106-99 kampionët e Denver, ndeshje luajtur në fushën e këtij të fundit. Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitore. Në fund fitoi ekipi i Minnesota, ku u dallua Anthony Edwards, autor i 43 pikëve, më i miri në fushë për të dyja ekipet.  Në kahun tjetër, Nikola Jokiq realizoi 32 pikë. Po sot luhet edhe sfida e shtatë çerekfinale mes Cleveland e Orlando, që përcakton ekipin e fundit gjysmëfinalist.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play – off

Boston – Miami, (4-1)

Milwaukee – Indiana, (2-4)

Nju Jork – Philadelphia, (4-2)

Cleveland – Orlando, (4-3)

 

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Nju Jork – Indiana

Boston – Cleveland/Orlando

 

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Oklahoma – Dallas

Denver – Minnesota, 99-106 (0-1)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share