NBA: Luka Donçiq me rekord të ri sezonal

Gjashtë fitore të vendasve dhe katër të atyre mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Fitore të rëndësishme për kualifikim në play off-in ka shënuar Dallas, që mundi Nju Jorkun me rezultatin e ngusht 126-121. Në këtë ndeshje slloveni Luka Donçiq ishte i papërmbajtshëm, duke vendosur rekordin sezonal, pasi realizoi 60 pikë, 21 kërcime e 10 asist.

Sot fitore ka shënuar edhe kampioni në fuqi Golden State, kundër Charlotte me rezultat 110-105. Më efikas ishte Klay Thompson me 29 pikë.

Te fitorja rikthehet skuadra e Lakers e cila në transfertë mundi Orlando me rezultat 129-110. Më efikas ishte LeBron James i cili realizoi 28 pikë, Denver në transfertë mundi Sakramenton me rezultat113-106. Më efikas ishin Porter me 30 pikë e Murray me 25 pikë. Clippers, falë 4 lojtarëve që realizuan mbi 20 pikë, mposhtën Toronton me rezultat 124-113 .

Në Lindje vijon të komandojë skuadra e Boston, që mundi Houstonin 126-102 . Brown realizoi 39 pikë e Tatum 38 pikë. Skuadra e Phoenix mundi Memfis-in me rezultat 125-108. Më efikas ishte Washington me 26 pikë.

Rezultatet e sotme:

Orlando – Lakers, 110-129

Washington – Philadelphia, 116-110

Boston – Houston, 126-102

Indiana – Atlanta, 129-114

Toronto – Clippers, 113-124

Memphis – Phoenix, 108-125

Oklahoma – San Antonio, 130-114

Dallas – Nju Jork, 126-121

Golden State – Charlotte, 110-105

Sacramento – Denver, 106-113

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share