NBA: Lakers-Warriors, çmime rekord të biletave

Në ndeshjet e sotme gjysmëfinale fitojnë Philadephia dhe Denver

Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors do të ndeshen në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në NBA.

Edhe njëherë rivalët e përbetuar, LeBron James, tani për Lakers, dhe Stephen Curry për Warriorsat.

Ndërkaq tani biletat e hyrjes shkojnë nga 446 dollarë deri në 776 dollarë për ndeshjen e parë.

Momentalisht, ndeshja e gjashtë e ka cmimin më të lartë të hyrjes, prej 577 dollarësh, ndërkaq më të ulëtin e ka ajo e para, 398 dollarë.

Mirëpo, këto rekorde mund t’i thyejë seria Nju York – Miami , e cila nëse shkon në ndeshjen e shtatë mund t’i thyejë rekordet e Playoffit përjashto ato të Finaleve. Ndeshja e pare mes Golden State Wariors dhe Los Angeles Lakers zhvillohet me 3 maj. Po në të njëjtë ditë zhvillohet edhe gjysmëfinalja me Nju Jork dhe Miami.

Ndërkohë që sot janë zhvilluar dy ndeshje gjysmëfinale të play off-it, në Lindje Boston ka pësuar disfatë nga Philadephia me rezultat mundur 115-119 duke avancuar 1-0 në serine ndeshjeve. Nga ana tjetër në Perëmndim, Denver sërish shënoi fitore ndaj Phoenix, kësaj radhe me rezultatin 97-87 dhe avancon në serine e ndeshjeve 2-0.

Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 115-119 (0-1)

New York – Miami, (0-1)

Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix, 97-87 (2-0)

Golden State – Lakers

Shaban Sinani /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share