Dy skuadrat Laker në Konferencën Perëndim dhe Miami në at të Lindjes me fitoret në raundin e gjashtë të gjysmmë finaleve të play off-it kundër Golden State Warriors gjegjësisht Nju Jork siguruan finalet në dy konferencat përkatëse të kampionatit amerikan të basketbollit NBA.
Los Angeles Lakers është ekipi i dytë finalist në Konferencën e Perëndimit, pas fitores ndaj kampionit në fuqi Golden State Warriors me rezultat5in 122-101, në gjysmëfinalen e gjashtë, duke fituar 4-2 serinë e ndeshjeve . LeBron James me 30 pikë ishte më I miri në fushë për vendasit, mbështetur nga Reaves me 23 pikë e Davis me 17 pikë e 20 kërcime . nga ana tjetër më efikas ishte Curry me 32 pikë. Në finale e Konferencës Perëndim do të përballen Lakers dhe Denver.
Në Konferencën e Lindjes, Miami është ekipi i parë finalist, pas fitores ndaj Nju Jorkut me rezultatin 96-92, në sfidën e gjashtë duke fituar 4-2 serinë e ndeshjeve. Për vendasit u dalluan Butler me 24 pikë e Adebayo me 23. Për Nju-Jorkun më miri ishte Brunson me 41 pikë.
Finalisti i dytë në Lindje do të mësohet pas ndeshjes së shtatë mes ekipit Boston dhe Philadelphia, pasi pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara rezultati është I barabartë 3-3.
Konferenca Lindje, Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, (3-3)
Nju York – Miami, 92-96 (2-4)
Konferenca Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, (4-2)
Golden State – Lakers, 101-122 (2-4)
Shaban Sinani /KlanMacedonia/