NBA: Lakers fiton derbin e Los Angeles, fiton edhe Minnesota, Dallas e Denver

Katër fitore të vendasve dhe dy të atyre mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Derbi mes dy skuadrave të Los Angeles, sot iu ka takuar ekipit mysafirë Lakers të cilët fituan Clippersin me rezultat të ngushtë 116-112. Te skuadra fituese më efikas ishte LeBron James i cili realizoi 36 pikë, 6 kërcime e 8 asiste, ndërsa te Clippers më efikasi ishte Kawhi Leonard me 26 pikë, 7 kërcime e 6 asiste.

Ekipi Minnesota me fitoren e sotme nda Memfis me rezultatin 110-101, kryeson e vetmuar me 42 fitore e 17 disfata në Perëndim. Te Minnesota me efikas ishte Eduard me 34 pikë, ndërsa te Memfis Jackson ishte më efikas me 33 pikë. Fitore të sigurt ka shënuar Denver në përballjen me Sacramenton me rezultatin e thellë 117-96. Te vendasit më efikas ishte Murray me 32 pikë. Denver me 40 fitore e 19 humbje mbanë pozitën e tretë në Perëndim.. Fitore sot kanë shënuar edhe Indiana kundër Nju Orleans 123-114, Chicago Bulls kundër Cleveland 132-123, ndërsa Dallas në transfertë ka mundur Toronton 136-125. Në këtë ndeshje slloveni Luka Donçiq realizoi një “tripl-doble” me 30 pikë, 11 kërcime e 16 asiste.

Rezultatet e sotme:

Los Angeles Clippers – Los Angeles Lakers 112-116

Indiana – Nju Orleans 123-114

Toronto – Dallas 125-136

Chicago Bulls – Cleveland 132-123

Minnesota – Memphis 110-101

Denver – Sacramento 117-96

/tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share