NBA: Golden State kualifikohet në gjysmëfinale, Denver e Miami fitojnë gjysmëfinalet e para

Skuadra e Goslden State Warriors me fitoren në ndeshjen e shtatë çerekfinale të play off-it kundë Sakramento siguroi kualifikm në gjysmëfinale ku do të përballet me Lakers. Sot u zhvilluan e dhe ndeshjet e para gjysmëfinale ku Miami dhe Denver shënuan fitoret e para

Ekipi kampion i Golden State është gjysmëfinalisti i fundit në Konferencën e Perëndimit, pas fitores ndaj Sacramento me rezultatin e sigurtë 120-100. Warriors I udhëhequr nga lojtari I vetë më mirë Stephen Curry I cili realizoi 50 pikë doli fitues në ndeshjen e shtatë të çerekfinales së play off-it, duke fituar 4-3 serinë. Në gjysmëfinale, Golden State do të luajë kundër Lakers.

Ndërsa, në të dyja Konferencat janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale. Kështuqë në Lindje, Miami vazhdon befasit pasi m kësaj radhe mundi ekipin e Nju Jork me rezultat 108-101 .Më efikas ishin Butler me 25 pikë e Vincend me 20, ndërsa te Nju Jork më efikas ishte Barrett me 26 pikë.

Në konferencën e Perëndimit , Denver mundi Phoenix me rezultatin 125-107. Më efikas ishte Jamal Murray autor i 34 pikëve.

Play off-Gjysmëfinale:

Boston – Philadelphia

Nju York – Miami, 101-108 (0-1)

Play off-Gjysmëfinale:

Denver – Phoenix, 125-107 (1-0)

Golden State – Lakers

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share