Fitojnë Boston, Minnesota e New York
Një fitore e vendasve dhe tri të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të raundit të katërt çerekfinale të play offit zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Kampionët e Golden State barazojnë 2-2 serinë e çerekfinaleve, pas fitores 126-125 ndaj Sacramento. Një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund, ku u dallua Stephen Curry, autor i 32 pikëve, mbështetur nga Thompson me 26 pikë e Poole me 22 pikë. Për Sacramento u dallua Fox me 38 pikë, por që mbetën për statistikë.
Pas kohës shtesë fiton edhe Minnesota që mundi Denver, me rezultat 114-108. Me këtë fitore që mban gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinale edhe pse Denver udhëheq 3-1 me ndeshje. Jokiq realizoi 43 pikë e 11 kërcime , por që s’mjaftuan për fitore, ndërsa për vendasit u dallua Edward me 34 pikë.
Në Lindje, ekipi i Nju Jork udhëheq 3-1 serinë pas fitores 102-93 ndaj Cleveland. Brunson me 29 pikë e Barrett me 26 bënë diferencën në fushë për ekipin e Nju Jorkut. Po 3-1 udhëheq me ndeshje edhe Boston, që mposhti Atlantan 129-121 jashtë fushe. Më efikas ishin Tatum e Brown, me nga 31 pikë secili.
Play off-Çerekfinale Konf.Lindje
Philadelphia – Brooklyn, (4-0)
Boston – Atlanta, 129-121 (3-1)
Cleveland – Nju York, 93-102 (1-3)
Milwaukee – Miami, (1-2)
Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim
Sacramento – Golden State, 125-126 (2-2)
Memphis – Lakers, (1-2)
Phoenix – Clippers, (3-1)
Denver – Minnesota, 108-114 (3-1)
Shaban Sinani /KlanMacedonia/