NBA: Fitojnë Philadelphia dhe Phoenix

Në  dy  ndeshjet e  gjysmëfinales së paly off-it  në kampionatin amerikan të basketbollit  që u  zhvilluan  sot  në të dyja  konferencat   fituese  dolën  ekipet Philadelphia dhe Phoenix   duke   barazuar rezultatin në serine e ndeshjeve të fituara

Philadelphia shënoi  fitore  ndaj ekipit Boston me rezultatin e ngushtë 116-115  duke barazuar në  2-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale, në një ndeshje që u vendos pas kohës shtesë.

sProtagonisti kryesor  për fitoren e Philadelphia Sërish është James Harden i cili realizoi 42 pikë, mbështetur edhe nga Joel Embiid i cili realizoi 34 pikë e 13 kërcime.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Phoenix i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet e luajtura në fushën e tij, duke e mundur i Denver -in  me rezultat 129-124, me çka barazoi serin e fitoreve  të gjysmëfinales në 2-2 . Më efikas  te ekipi  Phoenix  ishin  Kevin Durant e Devin Booker realizuan nga 36 pikë , ndërsa te Denver  Nikola Jokiq realizoi 53 pikë e 11 asist.

Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 115-116 (2-2)

New York – Miami, (1-2)

Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix, 124-129 (2-2)

Golden State – Lakers, (1-2)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share