NBA: Fitojnë Memphis, Warriors, Bucks dhe Portland

Në katër ndeshjet kampionatit amerikan të basketbollit NBA që zhvilluan sot tre  skuadra Milwaukee, Golden State dhe Portland si vendas  shënuan fitore ndaj San Antonio, Boston dhe Phoenix, ndërsa Nju Orlenas humbi para tifozëve vendas nga Memphis

Golden State Warriors në një ndeshje spektakolare shënoi fitore ndaj Boston me  rezultatin 132-126. Më efikas te skuadra fituese ishte Stephen Curry, i cili realizoi  33 pikë, ndërsa te Boston më efikas ishte White me 30 pikë.

Fitore të rëndësishme arriti skuadra e Portland, që mundi Phoenix me rezultatin  109-104 . Te vendasit me lojë të mire u dalluan Simons dhe Grant, ndërsa te  Phoenix  u dallua Durant që realizoi 40 pikë.

Milwaukee, mundi ekipin San Antonio me rezultat 131-119, më efikas ishte  Damian Lillard  me 40 pikë të realizuara

Memphis në transfertë mundi Nju Orleans  me rezultatin 115-113.  Morant me  34 pikë ishte më efikas.

Konferencën e Lindjes e kryeson  Boston me  20 fitore e 6  disfata, para Milwaukee që ka  20 fitore e 7 humbje.

Rezultatet e sotme:

Golden State – Boston, 132-126

Nju Orleans – Memphis, 113-115

Milwaukee – San Antonio, 131-119

Portland – Phoenix, 109-104

Lexo gjithashtu
Total
0
Share