NBA: Fitojnë, Denver, Minnesota, Dallas zhgënjenë Warriors

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu I shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Derbi mes dy skuadrave p[retendente për titull ajo mes Denver dhe Boston ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultatin e ngushtë 115-109. Për Boston ishte kjo disfata e dytë radhazi por me gjithate vazhdojnë kryesimin në Lindje

Te Denver u dallua, Nikola Jokiq, autor i një “triple double” me 32 pikë, 12 kërcime e 11 asist. Për Boston, më efikas ishte Porzingis realizoi 24 pikë e 12 kërcime.
Zhgënjen ekipi i Golden State Warriors, që në fushën e tij u mund nga Çkago me rezultatin 125-122. Te skuadra fituese më efikas ishin Vuçeviq dhe DeRozan me nga 33 pikë secili , ndërsa te Warriors m♪7 efika sihte Thomson me 25 pikë.
Minnesota me fitoren kundër Indianas në transferet me rezultatin 113-111, vazhdon të kryeson Konferencën e Perëndimit. Më efikas ishte Edwards me 44 pikë. Dallas mundi ekipin e Miamit me rezultatin 114-108, Në këtë ndeshje serish shkëlqeu slloveni L:uka Donçiq I cili reakuzoi “tripl-doubl” me 35 pikë, 11 kërcime e 11 asist.

Rezultatet e sotme
Detroit – Brooklyn, 118-112
Indiana – Minnesota, 111-113
Dallas – Miami, 114-108
Phoenix – Toronto, 120-113
Denver – Boston, 115-109
Golden State – Chicago, 122-125
Sacramento – San Antonio, 131-129

Lexo gjithashtu
Total
0
Share