Katër fitore të ekipeve vendase dhe tret ë atyre ,mysafire çshtë epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Boston fitoi ndaj Portland 115-93, duke mbajtur të gjalla shpresat për kreun e renditjes në Lindje. Tatum me 30 pikë bëri diferencën në fushë për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Lillard për Portland. Disfatë para tifozëve vendas pësoi ekipi i Miami, nga Cleveland 104-100, më efikas ishte Garland 25 pikë.
Nju Orleans mundi ekipin Dallas, me rezultat 113-106 nga, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Irving realizoi 27 pikë për Dallas, por që s’mjaftuan për fitore, ndërsa për vendasit u dallua McCollum me 32 pikë. Clippers, falë 24 pikëve të Leonard e 23 të George mposhtën Toronton 108-100 Toronto.
Ngjit shkallët në renditje në Perëndim ekipi i Phoenix, që sot fitoi 132-101 ndaj Oklahoma. Devin Booker me 44 pikë bëri diferencën në fushë.
Kryesuesi i renditjes në Konferencën e Perëndimit Denver, pësoi disfatë në cilësinë e vendasit nga Çikago me rezultat të thellë 96-117. Më efikas ishin Zach LaVine me nga 29 pikë.
Rezultatet e sotme
Washington – Atlanta, 120-122
Boston – Portland, 115-93
Miami – Cleveland, 100-104
Nju Orleans – Dallas, 113-106
Denver – Chicago, 96-117
Phoenix – Oklahoma, 132-101
Clippers – Toronto, 108-100
Shaban Sinani /KLanMacedonia/