NBA: Denver mundi Miamin, fitojnë edhe Lakers, Warriors, Milwaukee, humbë Oklahoma

Në tetë ndeshjet e  zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit vendasit  dolën fitues në gjashtë takime, ndërsa ato mysafire në vetëm në dy përballje. Pas  rezulateve  të ndeshjeve të sotme  Perëndimin e kryeson  Minnesota me 42 fitore e 17 humbje , para Oklahom,as që ka 42 fitore e 18 disfata. Në Lindje  kryeson Boston me  46 fitore  e 12 disfata, para Cleveland  që k  38 fitore e 20 humbje dhe Milwaukee me  39 fitore 21 humbje

Kampioni në fuqi Denver fitoi 103-97 ndaj Miami, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në NBA. Porter me 30 pikë ishte lojtari i ndeshjes, duke i dhënë fitoren skuadrës së Denver.

Pas kohës shtesë fiton Lakers, që mundi 134-131 Washington. Anthony Davis me 40 pikë si dhe LeBron James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Poole për miqtë.

Fiton edhe Milwaukee, që mundi 111-99 Charlotte, takim ku dallua Antetokounmpo me 24 pikë e 10 rkërcime. Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi Nju Jorkun me  rezultat 110-99 . Për Warriors, u dallua Stephen Curry me 31 pikë.

Rezultatet e sotme: 

Charlotte – Milwaukee, 99-111

Orlando – Utah Jazz, 115-107

Brooklyn – Atlanta, 124-97

Nju York – Golden State, 99-110

San Antonio – Oklahoma, 132-118

Phoenix – Houston, 110-105

Denver – Miami, 103-97

Lakers – Washington, 134-131

Lexo gjithashtu
Total
0
Share