Dallas Mavericks jashtë play-off të NBA

Donçiç luan vetëm çerekun e parë ndaj Bulls

Dallas Mavericks jashtë play-off-it në NBA. Luka Donçiç luati vetëm çerekun e parë dhe tifozët kundështuan zgjedhjet e trajnerit. Donçiç pati një pjesë të parë të shkëlqyer: 13 pikë, 5 rebound dhe 3 asist.

Mirëpo, trajneri Jason Kidd më pas vendosi ta ulte basketbollistin në stol, duke e bërë atë të luajë në total për 12:35. Përfundon kështu për Doncic një sezon me mesatare mbi 32 pikë, 8 rebound dhe 8 asist.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për skuadrën teksane përfundoi këtu. Luka Donçiç dhe shokët e tij të ekipit nuk do të luajë në play-off të NBA. Skuadra iu nënshtrua Chikago Bulls në ndeshjen e parafundit të sezonit, duke i dhënë përfundimisht lamtumirë çdo shprese.

Ardhja e Kyrie Irving nuk e ndihmoi Dallas Mavericks për të arritur objektivin minimal të sezonit. Skuadra tani synon draftin e sezonit të ardhshëm. Mungesat e shumta në fushë po i bëjnë tifozët të diskutojnë për të ardhmen.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share