NBA: Denver fiton derbin Minnesotas në transfertë

 Vetëm një fitore e skuadrës vendase  dhe katër të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të kampionatit amerikan të basketbollit NBA. Derbi i dy skuadrave prtenedente për kryesues në tabelën e klasifikimit në Konferencën e Perëndimit mes Minnesotës dhe Denver ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 115-112, një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren.  Lojtari më efikas  në këtë përballje  ishte  serbi Nikola Jokiq i cili realizoi  35 pikë e 16 kërcime, mbështetur edhe nga Porter i cili realizoi 26 pikë. Ndërsa për Minnesota, Edwards realizoi 30 pikë e McDaniles 26,.

Dallas në transfertë  shënoi fitore bdaj San Antonio  me rezultatin 113-107 . Basketbollisti veteran Kyrie Irving realizoi 28 pikë. Mirë u paraqit edhe Luka Donçiq me një “triple double” me 18 pikë, 10 kërcime  e 16 asist.

Fitore të sigurtë në transfertë ka shënuar ekipi i Houston, kundër Washingtonit  me rezultatin 137-114. Diferencën e bëri Jalen Green me 42 pikë. Ndërsa Orlando, në cilësin e vendasit  mundi Charloten  me  rezultat 112-92 ,  falë 62 pikëve të realizuara nga lojtarët e rezervë.  Në Perëndim aktualisht  kryeson Oklahoma  me 47  fitore  e 20  humbje e ndjekur nga Denver që ka 48 fitore e 21 humbje dhe Minnesota që ka 47 fitore e 22 disfata.

Rezultatet e sotme

Orlando – Charlotte, 112-92

Washington – Houston, 114-137

Brooklyn – Nju Orleans, 91-104

San Antonio – Dallas, 107-113

Minnesota – Denver, 112-115

Lexo gjithashtu
Total
0
Share