NBA: Dallas, fiton ndeshjen e katërt dhe rihap garën për titull

Ekipi i Dallas fitoi sot ndeshjen e katër të finales së play off-it kundër ekipit Boston, me rezultatin 122-84. Ky është triumfi i parë për ekipin Dallas në këto finale, që rihapin garën për titull, duke fituar në shtëpinë e tyre.

Në një ndeshje të dominuar e fituar me meritë nga Dallas, fitorja ishte mundësia e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për ekipin vendës. Gjithsesi, Boston është në epërsi 3-1 sa I përket series së ndeshjeve të fituara dhe e ndanë vet♪7m edhe një fitore drejt suksesit final p♪7r të fituar titullin kampion të NBA në sezonin 2023/2024.

Më efikas në kë sfidë ishte slloveni Luka Donçiq I cili realizoi 29 pikë e Kyrie Irving 21 pikë, duke bërë diferencën në fushë bashkë me stolin, nga ku erdhën 51 pikë., ndërsa për Boston më efikas ishte Tatum që realizoi vetëm 15 pikë. Ndeshja e pestë finale do të luhet në fushën e Boston, më 17 qershor ku me fitore eventuale mund të shpallet kampion para fansave të tij.
Finale-Play off

Nd.1, Boston – Dallas, 107-89
Nd.2, Boston – Dallas, 105-98
Nd.3, Dallas – Boston, 99-106
Nd.4, Dallas – Boston, 122-84 (1-3)
Nd.5, Boston – Dallas, 17 qershor

Lexo gjithashtu
Total
0
Share