Nëntë ndeshjet e sotme në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, prodhuan 4 fitorte të skuadrave vendase dhe pesë të atyre mysafire
Skuadra kampione nբ fuqi Denver ka zhgënjyer tifozët e vetë pasi ka pësuar disfatë nga skuadra e Phoenix me rezultatin 107-117 pas kohës shtesë. Me efikas te skuadra fituese ishte Durant me 35 pikë e Allen me 28 pikë. Ndërkaq te vendasit më efikas ishin Murray e Jokiq të cilët realizuan 53 pikë së bashku.
Fitore jashtë fushe ka shënuar edhe Indiana, që mposhti Dallasin 137-120. Te skuadra fituese 9 lojtarë të realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Dallas si gjithmon slloveni Luka Donçiq realizoi një “trople double” me 39 pikë, 10 kërcime e 11 asist.
Miami, shënoi sukses në përballen me ekipin Detroit me rezulktatin 118-110 , Më efikas ishte Butler që realizoi 26 pikë.
Befasinë më të madhe sot e ka bërëfitore Brooklyn, me fitoren kundër Philadelphias me rezultatin 112-107 . Në këtë sfidë ku u dalluan Schroder e Smith, me nga 20 pikë secili.
Ndalet edhe skuadra e Boston, që u mund nga Cleveland me rezultatin 104-105. Për vendasit u dallua Wade me 23 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tatum për tëmiqët. Boston përkundër disfatës vazhdon të kryeson në Lindje.
Rezultatet e sotme:
Charlotte – Orlando, 89-101
Brooklyn – Philadelphia, 112-107
Cleveland – Boston, 105-104
Miami – Detroit, 118-110
Nju Jork – Atlanta, 100-116
Toronto – Nju Orleans, 98-139
Houston – San Antonio, 114-101
Dallas – Indiana, 120-137
Denver – Phoenix, 107-117