Shtatë fitore të ekipeve vendase dhe vetëm një e atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Skuadra e Boston-it pas nëntë fitoresh radhazisot ka pësuarë humbje nga Çikago me rezultatin 121-107, një sfidë mes dy ekipesh rivale në Lindje. Më efikas tek skuadra fituese ishin DeRozan me 28 pikë e LaVine me 22 pikë. Fitore ka shënuar edhe Cleveland në përballjen me Atlantan me rezultat 114-102. Mitchell me 29 pikë e Garland me 26 ishin dy lojtar më efikas në këtë ndeshje.
Nju Orleans ka shënuar fitore të thellë ndaj kampionit në fuqi ekipit Golden State Warriors 128-83. Më efikas ishte Ingram me 34 pikë. Clippers ka shënuar fitore ndaj Utah Jazz 121-114. Më efikas ishin Powell me 30 pikë e Jackson me 27.
Skuadra e Milwaukee, ishe më e mire se Portland duke e fituar me rezultatin 119-111. Më efikas ishte Antetokounmpo i cili realizoi 37 pikë. Miami u mposht nga Minnesota 105-101. Në këtë ndeshje ku u dalluan Towns me 25 pikë e Edwards me 22. Fiton edhe Indiana, që mundi 123-102 Orldno, me Mathurin protagonist, autor i 22 pikëve.
Në Lindje kryeson Boston me 13 fitore e 4 humbje.
Rezultatet e sotme
Cleveland – Atlanta, 114-102
Indiana – Orlando, 123-102
Chicago – Boston, 121-107
Milwaukee – Portland, 119-111
Minnesota – Miami, 105-101
Nju Orleans – Golden State, 128-83
Oklahoma – Nju York, 119-129
Clippers – Utah Jazz, 121-114
Përgatiti; Shaban Sinani /KlanMacedonia/