Në gjashtë ndeshjet e sotme të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, skuadrat vendase kanë shënuar dy fitore, ndërsa ato mysafire gjashtë.
Kampioni në fuqi ekipiDenver fitoi Toronton me rezultat të ngushtë 125-119 , në një përballje spektakolare. Lojtari i ndeshjes ishte Nikola Jokiq, që realizoi sërish një “triple double”, me 35 pikë, 17 kërcime e 12 asist. Pas kësaj fitoreje Denver barazon Oklahomën në vendin e parë në Perëndim me nga 45 fitore.
Boston bëhet ekipi i parë në NBA këtë sezon që arrin kuotën e 50 fitoreve, duke mposhtur ekipin Portland me rezultatin e sigurt 121-99. Më efikas ishte Brown me 37 pikë e Tatum me 26 pikë . Me këtë fitore Boston matematikisht ka siguruar kualifikimin edhe në fazën play off.
Jashte fushe fiton edhe Golden State, që mundi San Antonion me rezultatin 112-102. Kuminga me 22 pikë e Thompson me 21 bënë diferencën në fushë. Skuadra e Dallas, mundi në transfertë Çikagon me rezultatin e thellë 127-92. Slloveni Luka Donçiq realizoi një “triple double” me 27 pikë, 12 kërcime e 14 asist.
Rezultatet e sotme:
Detroit – Charlotte, 114-97
Cleveland – Phoenix, 111-117
Chicago – Dallas, 92-127
San Antonio – Golden State, 102-112
Denver – Toronto, 125-119
Portland – Boston, 99-121