NBA: Boston merr kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes

Janë zhvilluar sot pesë takime në Ligën amerikane të basketbollit NBA.

Skuadra kampione e Denver ka shënuar fitoren e 16-të sezonale kësaj radhe në transfertë ka mundur Çikagon me rezultatin 114-106. Më efikas ishte Jackson me 25 pikë.

Dallas ka shënuar fitore në përballjen me Lakers, me rezultatin 127-125. Luka Donçiq dhe Hardaway me 32 pikë ishin më efikas te Dallas, ndërsa Davis dhe James realizuan 70 pikë së bashku për Lakers.

Pa probleme fiton Boston, që mposhti në fushën e tij Cleveland me rezultatin 120-113. Të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që fitorja e ngjit ekipin në krye të renditjes në Lindje.

Foeniks në sekondat e fundit arrinë të shënon fitore ndaj Golden State, me rezultatin e ngushtë 119-116 t. Booker me 32 pikë ishte lider në fund për Suns. Fiton ekipi i Clippers ndaj Sacramentors me rezultatin 119-99 që siguron hyrje n♪7 fazën e paly off-it . Më efikas ishte Leonard me 31 pikë.

Rezultatet e sotme:

Boston – Cleveland 120 – 113

Dallas – Los Angeles Lakers 127 – 125

Chicago – Denver 106 – 114

Phoenix – Golden State Warriors 119 – 116

Los Angeles Clippers – Sacramento 119 -99

Lexo gjithashtu
Total
0
Share