NBA: Boston e Milwaukee kandidat kryesor për kreun e Konfercës në Lindje

Shtatë fitore pë skuadrat vendase dhe vetë tri pë ato mysafire është epilogu i dhjetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku skuadrat favorite nuk lejuan befasi.

Boston vazhdon të shpresojë për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 120-95 ndaj Indiana. Më efikas ishte Tatum me 34 pikë e Brown me 27. Kreu në këtë Konferencë është në duart e Milwaukee me fitoren e thellë kundër Utah Jazz 144-116 pretendon kreun e tabelës në Lindje.

Skuadra kampione e Golden state mposhti sot Philadelphia me rezultat 120-112 në sfidën mes dy skuadrave prtendente pë titull. Te Warriors më efiks ishin Poole me 33 pikë e Curry me 29, ndërsa për ekipin mysafirë E,bod shënoi 46 pikë. Lakers mundi Oklahoman 116-111 Oklahoma. Davis realizoi 37 pikë e 15 kërcime.

Dallas pas disfatës së sotme në cilësnë e vendasit kundër Charlotte 109 -117 rrezikon play off-in. Donçiq me 34 pikë ishte më efikas te vendasit , ndërsa te skuadra fituese u dalluan Washington me 28 pikë e Hayward me 25. Memphis me rezultat të thellë 151-114 mundi Houston. Më efikas ishin Kennard me 30 pikë e Bane me 25.

Rezultatet e sotme

Boston – Indiana, 120-95

Washington – San Antonio, 136-124

Toronto – Detroit, 118-97

Memphis – Houston, 151-114

Dallas – Charlotte, 109-117

Utah Jazz – Milwaukee, 116-144

Golden State – Philadelphia, 120-112

Portland – Chicago, 96-124

Sacramento – Phoenix, 135-127

Lakers – Oklahoma, 116-111

Përgatiti: Shaban Sinani /Klanmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share