Futboll: Tuchel fjalë të mëdha për transferimin e Aubameyang

Transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona u konfirmua në orët e para të mëngjesit të së premtes tek Chelsea, me blutë që shtuan një golashënues të dëshmuar në listën sulmuese.

Në lidhje me këtë lëvizje foli edhe trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, i cili tha se gabonezi ishte i etur për t’u rikthyer në Premier League

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë marrim me Auba, dhe ai ishte shumë i etur për t’u rikthyer në Premier League”, theksoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shpresoj se ai mund të jetë sërish aq i mirë. Jemi shumë të lumtur që mund ta realizojmë. Ai ka dhënë shumë kudo që ka luajtur. Golat, por më e rëndësishmja shpejtësia dhe shkalla e punës me topin”.

“Auba është i lumtur të luftojë për diçka dhe të pranojë sfidën”, shtoi Tuchel.

“Unë imagjinoj se tifozët e Chelseat janë të lumtur që ai zgjodhi klubin me ngjyrë blu në vend të klubit me të kuqe. Ata do ta shohin shumë herët se për çfarë bëhet fjalë. Ai është një sulmues shumë punëtor, linja e parë e presingut, dhe kjo është ajo që e bëri atë të veçantë në Dortmund kur punonte për mua dhe një kapiten i Arsenalit ku ngriti trofe”, përfundoi Tuchel.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share