“PERSPEKTIVA E PAQARTË EVROPIANE PËRFORCON KRITIKAT NDAJ MARRËVESHJES SË PRESPËS”
Edhe përskaj kohës së shkurtër të mbetur, ish zv kryeministri për integrime evropiane, Vasko Naumovski vlerëson se megjithatë ekziston një shans i vogël për largimin e vetos bullgare deri në samitin e 23 qershorit. Ai në intervistën javore për REL theksoi se një gjë e tillë mund të ndodhte nëse bisedimet mes ministrive të jashtme ofrojnë ndonjë bazë të mirë që zgjidhja të kalojë në një nivel më të lartë politik, atë të kryeministrave dhe presidentit bullgar Radev, raporton KlanMacedonia.
“E shohim se në disa javët e kaluara kishim aktivitete të përforcuara nga ana e presidencës franceze pas zgjedhjeve parlamentare në Francë, angazhim personal të presidentit Makron, angazhim nga ana e përfaqësuesve të lartë të administratëss amerikane si dhe angazhim I përforcuar i partnerëve të tjerë evropian, këtu është edhe vizita e kancelarit Sholc në Shkup dhe sofje, me çka besoj se do të tentohet që të shterohen të gjitha mundësitë që të arrihet përparim. Ajo që mbetet deri në fundin e presidencës francëze është mbajtja e të ashtuquajturit samit me Vendet e Ballkanit Perëndimorë më 23 qershor. “ – deklaroi Vasko Naumovski.
Nëse humbet perspektiva evropiane, Naumovski thekson se kjo gjë do ndikonte në zbatimin dhe mbrojtjen e Marrëveshjes së Prespës, duke nënvizuar se ajo marrëveshje ishte promovuar si dokument që do të ndihmojë integrimet europiane të vendit.
“I gjithë tregimi me Marrëveshjen e Prespës mbështetej në anëtarësimin në BE dhe në NATO. Nëse perspektiva evropiane e Maqedonisë mbetet e paqartë, do të përforcohen të gjitha zërat që thonë se të gjitha sakrificat dhe lëshimet që I bëri Maqedonia me Marrëveshjen e Prespës ishin të kota dhe do të përforcohen tezat se Marrëveshja e Prespës ndodhta mund të ketë nevojë të përshtatet. “ – tha Naumovski.
Ai shtoi më tej se pas invazionit rus në Ukrainë, mund të pritet që të rritet vetëdija për nevojën e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, pasi siç tha ai, zgjerimi tashmë një kohë të gjatë nuk trajtohet vetëm si një politikë ku BE është e pavarur nga të tjerët, por është e lidhur ngusht me politikën e sigurisë evropiane. Nisur nga kjo, Naumovski nënvizoi se procesi I zgjerimit është në drejtim të stabilitetit të Ballkanit Perëndimorë dhe me të largohen të gjitha rreziqet e mundshme të sigurisë, që do të ndikonin negativisht në pjesën tjetër të Evropës. /KlanMacedonia/
https://www.youtube.com/watch?v=E0XNBi_URJc