NATO-ja do të dërgojë tenda në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca veri-atlantike planifikon të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Nga tërmetet mbi 7 shkallë të Rihterit, që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë vdekur mbi 39.000 persona.

Stoltenberg ka thënë se NATO-ja është duke ndërtuar streha të përkohshme dhe planifikon të dërgojë “dhjetëra mijëra tenda” në Turqi në ditët dhe javët në vijim.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara.

“Kjo është kastrofa natyrore më vdekjeprurëse në territorin e aleancës prej kur është themeluar NATO-ja”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se NATO-ja do të përdorë “kapacitetet e saj strategjike” për të dërguar ndihmë.

Vetëm në Turqi, më shumë se 50.000 ndërtesa janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë, si pasojë e dridhjeve të tokës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share