Napoli projekton dyshe shqiptarësh në mbrojtje, synohet Ismajli

Napoli po mendon të formojë një dyshe shqiptarësh në qendër të mbrojtjes. Sipas raportimeve nga Italia, klubi ka “piketuar” Ardian Ismajlin për merkaton e janarit.

Mbrojtësi i Shqipërisë po shkëlqen këtë sezon tek Empoli dhe ka bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube të mëdha.

Napoli është futur së fundmi në garë dhe do të provojë ta transferojë shqiptarin në janar. Nëse kjo realizohet, Ismajli te klubi italian do të gjente edhe Amir Rrahmanin, i cili prej kohësh është kthyer në një lider te skuadra e Antonio Conte-s.

Interesim për Ismajlin prej kohësh ka shfaqur edhe Juventusi, që po përgatit ofertën për ta afruar në Janar. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share