Gati oferta për Luis Enrique
Me lamtumirën e Spallettit që tani duket e pashmangshme, Napoli duket i vendosur t’i besojë skuadrën Luis Enrique.
Ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës është zgjedhja e parë e Presidentit De Laurentiis për stolin e kampionëve italianë dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, një ofertë e rëndësishme është gati për ta siguruar marrëveshjen.
Napolitanët në fakt janë gati të vendosin një kontratë 2-vjeçare prej 10 milionë Eurosh për ta bindur trajnerin të bashkohet me ekipin fitues të Serie A.
Priten zhvillime të rëndësishme në javët në vijim, por nga ana tjetër, klubi po studion alternativat e mundshme në rast se Luis Enrique do të refuzojë ofertën.
Në orët e fundit po fitojnë dy zgjidhje të mundshme nga Seria A. E para mban emrin e Thiago Motta, i cili është dalluar shkëlqyeshëm në krye të Bolonjës gjatë kësaj kohe, por edhe Vincenzo Italiano i Fiorentinës në varësi të finales së Conference League.
Tv Klan