Liga e Parë: Derbi Shkëndija – Shkupi serish përfundoi me barazim

Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me gjithësej 8 gola të shënuar dhe një karton të kuq është epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së gjashtë të sezonit vjeshtor të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Ndeshja Struga Trim Lum – Tikveshi  luhet të hënën.

Derbi në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit serish përfundoi pa fitues me rezultatin e barabartë 0-0, Ishte kjo një reprize e tre katër sezoneve të fundit ku ndeshjet mes këtyre dy ekipeve në stadiumin e qytetit në Tetovë përfundojnë me barazime. Kështu ishte edhe kësaj radhe thënë drejt dy ekipet patën nga dy-tri raste por pa konkretizime. Këtë ndeshje derbi e ndoqën afro 5000  shikues.

Voslka Sport me dy gola të Marushiqit shënoi fitoren e dytë sezonale para tifozëve vendas kundër Bregallnicës në Ohri.

Gostivari edhe  njëherë zhgënjeu para  tifozëve  vendas , kësaj radhe pësoi nga  Sileksi  1-2. Autor të golave  ishin Timovski për Gostivarin , ndërsa Goba autogol dhe Ristovski për Sileksin

Vardari   sot ka shijuar  fitoren e pare sezonale pas  kthimit në Lig7n e pare. Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari mundi  Makedonija gjP  2-1  me  golat   që i shënuan Micevski dhe  Omeragiq pë vendasit, ndërsa  golin  e nderit për mysafirët e shënoi Veliçkovski.

 Në Strumicë  AP Brera  barazoi pa gola me ekipin e Rabotniçkit.

Ndeshja  e fundit e javës së gjashtë mes Struga Trim Lum – Tikveshi  zhvillohet  të hënën në ora 16:00

Rezultatet:

 Shkëndija – Shkupi  0-0

Gostivari – Sileksi   1-2

Voska Sport – Bregallnica 2-0

Vardari – Makedonija Gj.P 2-1

AP Brera – Rabotniçki  0-0

Ndeshja Struga Trim Lum – Tikveshi. luhet të hënën

 TABELA: 1. Shkëndija 13 pikë (-1 ndeshje), 2. AP Brera 13, 3.Sileksi 9, 4.Bregallnica 9, 5.Shkupi 9, 6.Voska Sport 7 (-1ndeshje), 7. Tikveshi 7 (-1 ndeshje), 8.Rabotniçki 7, 9. Makedonija Gj.P 5, 10. Vardari 4 (-1 ndeshje), 11. Struga Trim Lum  3 (-4 ndeshje), 12.Gostivaru 3 pikë.

 Java e  shtatë e  kampionatit  do të zhvillohet pas dy javëve  shkaku i  obligimeve  të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut  për  ndeshjet  kualifikuese me Italinë dhe Maltën.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share