Naomi Campbell ‘braktis’ markat luksoze

WEST HOLLYWOOD, CALIFORNIA – MARCH 09: Naomi Campbell walks the runway during the Versace FW23 Show at Pacific Design Center on March 09, 2023 in West Hollywood, California. (Photo by Arturo Holmes/Getty Images)

Ylli i pasarelave do prezantojë koleksionin e saj

Naomi Campbell braktis shtëpitë luksoze të modës dhe i bashkohet markave popullore. Ylli i pasarelave njoftoi në Instagramin e saj se ka nisur bashkëpunimin e “Pretty Little Things” një markë e prodhimit të veshjeve sipas trendeve të kohës, por me çmime të ulëta e të përballueshme nga masa.

Disa prej tyre, ikona e modës i ka prezantuar përmes disa fotove dhe videove në profilin e saj në Instagram. Në një intervistë për të portalin e famshëm të modës për gra dhe vajza “Womens wear Daily”,

Campbell u shpreh se për këtë kalim tek markat e veshjeve të lira është përballur me shumë kritika, por tha se kishte ndjerë nevojën për ndryshim dhe e kishte parë këtë si një mundësi e shkëlqyer për të transformuar industrinë, duke u dhënë famë markave në zhvillim dhe për t’i shfaqur ata në një platformë globale.”

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share