Nafta pëson uljen më të madhe në gjashtë muaj

Në bursën amerikane çmimi ra me gati 4 Dollarë, ekspertët: Faktor ndikues rënia e kërkesës për shkak të inflacionit

Ari i zi pëson ulje në tregjet ndërkombëtare. Çmimet ranë në mënyrë të ndjeshme dhe shënuan uljen më të madhe në gjashtë muajt e fundit.

Në bursën amerikane çmimi i naftës ra me gati 4 Dollarë, teksa një fuçi naftë e papërpunuar u shit nën 68 Dollarë, nga 72 Dollarë që ishte një ditë më parë. Kjo shënon kështu vlerën më të ulët ku vetëm gjatë 30 ditëve të fundit ka rënë me afro 11 Dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të njëjtën linjë ka ndjekur edhe nafta në bursën e Londrës, ku çmimi i arit të zi të papërpunuar kapi çmimin 72 Dollarë për fuçi, duke pësuar një rënie me gati 10 Dollarë krahasuar me datën 29 Nëntor kur çmimi ishte gati 82 Dollarë.

Ekspertët e lidhin këtë luhatje të bursave me disa faktor, ku ndër më kryesorët është rritja e prodhimit nga vendet jashtë OPEC si dhe rënia e kërkesës globale për naftë e ndikuar nga frika e inflacionit. Jo vetëm kaq, por një tjetër faktor ndikues është edhe parashikimi i Administratës së Informacionit të Energjisë, e cila në perspektivën e saj vlerësoi se çmimi i naftës së papërpunuar në vitin e ardhshëm do të jetë 83 Dollarë për fuçi nga 93 Dollarë që ishte parashikimi i mëparshëm.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share