Nadal tërhiqet nga Wimbledon

Tenisti spanjoll u detyrua që të largohej për shkak të dëmtimit në muskujt e barkut, Kyrgios shkon në finale

Shpresat e Rafael Nadalit për të fituar katër Grand Slame në një vit kalendarik përfunduan, pasi tenisti spanjoll vendosi që të tërhiqej nga turneu i Uimbëlldonit. 36-vjeçari ishte kualifikuar në gjysmëfinale e do të pëballej me australianin Nik Kirios.

Por dëmtimi në muskujt e barkut ishte i rëndë, duke detyruar çiklistin që të merrte vendimin për mos t’u futur në fushë.

“Më duhet që të tërhiqem nga turneu pasi kam vuajtur nga dhimbja në muskujt e barkut. Nuk e mendoj dot veten që të fitoj dy ndeshjet e mbetura me gjithë këtë dhimbje. Për mua, ajo që ka më shumë rëndësi është lumturia më shumë se sa titulli, edhe pse çdokush e di se sa jam përpjekur unë. Por nuk mund të rrezikoj që të jem jashtë fushës për dy ose tre muaj. Jam shumë i mërzitur!”

Nadal ka fituar 22 Grand Slame, si asnjë tenist tjetër deri më tani.

Në 2022 ai triumfoi në Australian dhe French Open dhe shpresonte që të bëhej tenisti i parë që nga australiani Rod Laver në 1969 që të fitonte 4 Grand Slame radhazi.

Tërheqja e tij e bën Nik Kiriosin australianin e parë që arrin në një finale të turneut të Uimbëlldonit, që nga Mark Filipusis në 2003.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share