Tenisti spanjoll ka si objektiv titullin e tretë në Uimbëlldon, fitore edhe nga australiani Kyrgios
Rafael Nadal siguroi një vend në çerkefinalet e turneut të Uimbëlldonit, pasi mundi 6-4 6-2 7-6(6) holandezin Botik van de Zand-shulp.
Nadal dominoi kundër rivalit holandez në ndeshjen që zgjati 2 orë e 21 minuta. Ai do të përballet për një vend në gjysmëfinale kundër amerikanit Tejlor Fritz.
Nik Kiris u kualifikua për herë të parë pas shtatë vitesh në një çerekfinale Grand Slam, pasi mundi amerikanin Brendon Nakashima 3-2 me sete.
Në këtë ndeshje, australiani u dallua për sjelljen e tij korrekte si edhe spektaklin në fushën me bar, ndryshe nga sfida e mëparshme kundër Tsitsipas, që solli reagime për shkeljet dhe përplasjet mes tensitëve.
Rivali i Kirios në çerekifnale do të jetë kiliani Kristian Garin, pasi fitoi ndaj australianit Aleks De Minaur, në një ndeshje që zgjati pesë sete.
Klan News