Maqedonia e Veriut nuk i ka filluar negociatat për anëtarësim me BE-në, por e gjithë kjo sipas analistit Qenan Aliu, ka qenë gënjeshtër dhe manipulim. Ai sqaron procedurën se si hapen negociatat me BE-në. Samiti i sotëm i BE-së ka të bëjë me hapjen e kapitujve e jo me negocitatat, shton Aliu.
“Ajo që është për t’u përmendur janë gënjeshtrat e qeveritarëve që i kemi dëgjuar deri tani se vendi i ka hapur negociatat. Nuk janë çelur negociatat. Negociatat çilen kur hapen kapitujt”, sqaroi Aliu.
Sipas tij, qeveritarët e Maqedonisë e Veriut kanë mashtruar qytetarët për këtë temë vetëm për pikë politike.
“Qeveritarët tanë, në mënyrë të paskrupullt, vetëm për pikë politike na e çanë kokën gjithë popullit se i hapëm negociatat, në krye me kryeministrin dhe me kryediplomatin e qeverisë… Kështu mashtrimesh është turp për një qeveritar të plasohen pa ndodhur çështjet”, tha mes tjerash analisti Qenan Aliu./KlanMacedonia