Mustafa: Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmojnë marrëveshjen e Ohrit

“TAKIMI NË SHKUP NISMË E MIRË PËR TEJKALIMIN E BARRIERAVE”

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka emëruar dy lehtësues në bisedimet që do të zhvillohen midis ekipeve të Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës. Takimi I parë do të mbahet më 30 Mars në Shkup. Ish-Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, takimin e ka vlerësuar si një nismë të mirë.

Të enjten në Shkup takohen Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje për të tejkaluar barrierat administrative në bashkëpunimin ekonomik. Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqir I takimit, madje ka emëruar edhe dy lehtësues të bisedimeve, njofton KlanM.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur nismë të mirë uljen në tavolinë të përbashkët të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë. Problemi I tarifave, qarkullimi i mallrave, njohja e dokumenteve të origjinës së mallrave, sic percjell KlanM, janë vetëm disa nga problemet që duhet të diskutohen me palën serbe.

“Vlerësojë se është një iniciativë e mirë që Odat të japin kontribut që qeveritë përkatëse të Kosovës, Serbisë dhe RMV-së të bëjnë përpjekje që t`i lehtësojnë këto masa dhe këtë bashkëpunim” – tha Isa Mustafa, ish kryeministër i Kosovës.

Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmojnë edhe në procesin e Marrëveshjes së Ohrit – shprehet Mustafa, duke pohuar se disa elemente të kësaj marrëveshje janë shumë problematike për Kosovën.

“Unë mendoj se janë disa elemente të asaj marrëveshje që janë shumë problematike për Kosovën dhe si të tilla nuk është dashur të propozohen nga BE-ja e as që të pranohen nga Qeveria e Kosovës, por është dashur që të arrihet një marrëveshje që t`i jepet shansi stabilitetit dhe paqës në Ballkanin Perëndimor, për të cilën ne kemi gjithë nevojë”  – tha Isa Mustafa, ish kryeministër i Kosovës.

Duke komentuar nismën “Ballkani I Hapur”, sic njofton KlanM, ish-Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se për funksionimin e kësaj nisme duhet të bëhen disa hapa parprak duke veçuar me këtë rast njohjen e Kosovës nga Serbia. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share