Musk nuk ndalet, raketa Falcon Heavy fluturon sot

SpaceX do të lëshojë sot në hapësirë raketën Falcon Heavy për herë të parë në më shumë se 3 vjet. Kompania e Elon Musk po synon që të dërgojë dy Forca Hapësinore në orbitë, dy vite pas planifikimit të misionit origjinal.

Vonesat e vazhdueshme janë shkaktuar për shkak të problemeve me ngarkesën, që në këtë rast bëhet fjalë për mikrosatelitin e quajtur TETRA-1, i krijuar për “misione të ndryshme prototipesh”.

Raketa Falcon Heavy u ngrit për herë të fundit në vitin 2019 nga Stacioni Hapësinor Kennedy me dy duzina satelitësh, një orë atomike hapësinore, hirin e astronautit Bill Pogue etj. Asokohe, u quajt si fluturimi më i vështirë i SpaceX.

Prej atëherë, kompania ka lëshuar raketa të tjera, duke përfshirë edhe fluturimin e një ekuipazhi qytetarësh në një udhëtim 3-ditor hapësinor. Musk duket se nuk ka reshtur asnjë sekondë pasi ky është fluturimi i parë i rëndësishëm që pas blerjes së Twitter./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share