Musk njofton vendosjen e parë të çipit te një njeri

Kompania “Neuralink” ka implantuar me sukses një çip truri me valë te një njeri për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur miliarderi teknologjik, Elon Musk, i cili ka nën pronësi kompaninë “Neuralink”. Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët dhe thotë se dëshiron të ndihmojë në trajtimin e kushteve neurologjike.

Kompanisë së Musk iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në muajin Maj, një moment historik pas përpjekjeve të mëparshme të herë pas hershme për të fituar miratimin.

Ky vendim dha dritën jeshile për të testuar studimin 6-vjeçar, qëllimi i së cilit është që një robot të përdoret për të vendosur 64 fije fleksibël më të holla se një qime floku në një pjesë të trurit që kontrollon lëvizjen.

Sipas kompanisë, këto fije lejojnë implantin e saj eksperimental, që mundësohet nga një bateri që mund të ngarkohet me valë, që të regjistrojë dhe transmetojë sinjalet e trurit nëpërmjet valëve në një aplikacion që dekodon se si personin mund të lëvizë.

Produkti i parë i “Neuralink” do të quhet “Telepathy”, sipas Elon Musk. Ai tha se përdoruesit e parë të “Telepathy” do të jenë ata që kanë humbur kontrollin e gjymtyrëve të tyre. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share