Instagram e zgjidhi problemin e InstaStory në iOS me një përditësim

Instagram Story ka shfaqur probleme prej disa orësh për përdoruesit e iOS të cilët nuk mund të shihnin postime të reja të personave që ndjekin, pasi duhet të rishihnin të mëparshmet derisa të arrinin tek të më të fundit. Por Instagram ka njoftuar se ka mundur të zgjidhë problemin me anë të një përditësimi të ri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Përdoruesit e iOS duhet të përditësojnë versionin ekzistent të aplikacionit me atë të ri që gjendet në App Store. Nëse keni një problem të tillë, kontrolloni nëse aplikacioni juaj është i përditësuar me versionin e ri, 239.1.

Reagimet në rrjetet sociale pas ndërhyrjes së kompanisë kanë qenë pozitive dhe kanë vërtetuar se problemi është zgjidhur./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share