Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan mbi formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, me ose pa kushte për VMRO-DPMNE-në.
Analisti Imer Mushkolaj tha se VLEN dhe VMRO-DPMNE sipas logjikës politike janë në koalicion, sepse raporti i tyre politik është më frymë të njejtë.
“Logjikisht VLEN dhe VMRO janë në koalicion parazgjedhor. Për çfarë fryme opozitare po flet VLEN-i? Po shesin opozitarizëm me Vetëvendosje, mos harroni që VV ka qenë opozitë gjithë kohës deri sa erdhi në pushtet, ndërsa këto të VLEN-it krejt kanë qenë pjesë e pushtetit hyn e dil. Opozita shqiptare duhet të ishin më korrekt, të garonin bashkarisht me VMRO-në dhe të binin dakord për disa pika që duhet të respektohet sepse edhe kështu ata po funksionojnë si koalicion”, tha Mushkolaj. /TvKlan.mk