Muriqi godet Spanjen: Shqetësuese që nuk e njeh Kosovën, ky është racizëm

Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, e ka kritikuar Spanjën se pse nuk po e njeh Kosovën.

Muriqi në një intervistë për gazetën “Ultimahora” tha se familja e tij po e ka të vështirë të futen në këtë shtet për shkak të vizave.

Ai këtë qasje të Spanjës e quajti raciste.

“Shumë, më shqetëson shumë sepse kjo do të thotë se familja ime ose miqtë nuk mund të vijnë këtu. Duhet të marrësh vizë nga Maqedonia, por del se vizat janë vetëm për maqedonasit. Unë vetë pata shumë probleme me lejen e qëndrimit dhe arrita në një pikë që thashë: Do të flas me klubin dhe po iki. Në fund u rregullua. Gjithashtu nuk më pëlqen që LaLiga nuk na njeh. Një gjë është politika dhe një tjetër, sporti. Pastaj flitet shumë për ‘Jo për racizmin’, por ky është racizëm. Sporti duhet të shërbejë për të bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë ata”, tha Muriqi përcjell Klankosova.tv

28-vjeçari është shndërruar në lojtarin kryesor të skuadrës që drejtohet nga Javier Aguirre.

“Pirati” siç njihet Muriqi, ka arritur që këtë edicion të lë gjurmë të pashlyeshme në La Liga.

Ai deri më tani i ka realizuar 12 gola dhe i ka dy asistime.

Madje, Vedat Muriqi ka hyrë edhe në historinë e Mallorcas duke u futur në mesin e shënuesve kryesor si: Samuel Eto’o, Dani Guiza e shumë emra të tjerë të njohur/ Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share