Murinjo kandidat për të zëvendësuar Santoshin?!

Federata portugeze e futbollit zyrtarisht ka njoftuar se ka ndarë rrugët me seleksionuesin Fernando Santosh. Strategu 68-vjecar largohet pasi kombëtarja e Portugalisë u eliminua nga Maroku në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar.

Santosh u emërua për seleksionues të Portugalisë në vitin 2014 dhe arriti t`i ftojë dy trofetë e vetme ndërkombëtare. Në vitin 2016 Portugalia u bë Kampion Evrope kurse në vitin 2019 fitoi edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Mediat kanë spekuluar për një përplasje mes tij dhe yllit portugez Ronaldo. Motra e Ronaldos, pas eliminimit, në rrjetet sociale ka drejtuar akuza të ashpra.

“E humbëm Kampionatin Botëror kur disa pleq, fitoren ndaj Zvicrës e kremtuan si fitore ndaj Ronaldos. Në kombëtare s`ka klube. Ekipi është vendi. Por, fatkeqësisht, ende s`kemi marrë mësim në Portugali” – ka shkruar Katja Aveiro në rrjetet sociale.

Mediat portugeze shkruajnë se në ditën e shkarkimit të Santoshit, trajneri I mirënjohur Murinjo është parë në Portugali. Gazeta “A Bola” shkruan se Murinjo është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Portugalisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share