Murat Yakin: Granit Xhaka është ai që vendos se kush e gjuan penalltinë!

Kombëtarja e Zvicrës sonte luan ndeshjen e parë në UEFA Nations League sezoni i ri 2024/25 dhe si kundërshtar do ta ketë Danimarkën.

Murat Yakin, trajneri i “helvetikëve” u paraqit dje në konferencë për media dhe mori një pyetje në lidhje me penalltitë, shkruan Indeksonline

Yakin tha se Granit Xhaka është ai që vendos se kush do ta gjuajë penalltinë, duke ia lënë të gjitha meritat kapitenit.

“Vendos kapiteni në fund. Nëse nuk ndihet mirë për ta goditur vetë, ai mund të zgjedhë dikë tjetër. Kemi disa lojtarë që mund të gjuajnë, por prapë në fund vendos kapiteni (Granit Xhaka)”, u shpreh Murat Yakin

Kujtojmë se së fundi, Granit Xhaka u nominua për çmimin më të vlefshëm individual, Ballon d’Or./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share