Vepra e artistit argjentinas, jehonë në mediat ndërkombëtare
Lionel Messi do të mbesë gjatë në Tiranë, aq sa të jetojë edhe kjo murale që ndodhet në konviktet e Fakultetit të Mjeksëisë.
Kjo vepër monumentale e artistit argjentinas, Maximiliano Bagnasco, që u realizua në vetëm 15 ditë, si çdo vepër e mëparshme e tij bëri sërish jehonë, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ndërkombëtare.
Helidon Haliti: Unë e dija se do të bënte jehonë se vetë artisti është me famë botërore, pra e ndjekin mediat, ka mbi 300.000 mijë ndjekës në Instagram. Por nuk e prisja që do bëhëshim lajm ndërkombëtar dhe mendoj që me një investim kaq simbolik të bësh një arritje kaq të madhe e them me plot kuptimin e fjalës që më bën shumë krenar.
Kuratori i “Mural Fest” Helidon Haliti, tregon sepse artisti argjentinas zgjodhi të sjellë pikërisht kampionin e botës me artin e tij.
Helidon Halitit: Tema ishe fare e thjeshtë: zgjidhni heroin tuaj me elemente “pop art”.Mënyra sesi ai kishte konceptuar murin e tij ishte diçka rreth Ballkanit. I them “heroi yt kush është”, më thotë “Maradonna. Duhet te zgjedhim një fitues ndërkombëtar, dhe bëjmë Lionel Messin.”
Pas realizimit të kësaj vepre, ka nisur edhe interesi i të huajve për ta parë nga afër.
Helidon Haliti: Dje kam marrë një mesazh shumë interesant, ku më thotë që është kënaqësi që t’ju njoh, ne jemi nje shoqatë dhe skuadër e madhe që duam të vizitojmë Shqipërinë me fëmijë autikë dhe duam të shohim heroin e këtyre fëmijëve. Gjithë më thanë që ky është lajm.
Artistin Maximiliano Bagnasco, do ta kemi sërish në Shqipëri, kësaj radhe për të bërë imazhin e Shën Terezës, një tetër vepër monumentale me përmasa edhe më të mëdha.
Tv Klan