Aktiviteti kulturor “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”

Aktiviteti kulturor “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”, për ndertë 16 vjetorit të Pavarësisë, u shënua në Tetovë në Galerinë e Arteve dhe përbëhej nga Ekspozita personale e piktorit dhe arkitektit Afrim Shatku nga Shkupi dhe Ora letrare e titulluar  “Ora e Pavarësisë” ku poetët pjesëmarrës lexuan poezitë e tyre. Manifestim mbahet në shenjë respekti e kujtese për të gjithë ata patriotë, trima e trimëresha, dëshmorë e martirë, burra, gra e fëmijë që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot, që na e lanë trashëgimi gjuhën dhe Atdheun, bashkë me amanetin e tyre për bashkimin e kombit. Me moton “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë” edhe Tetova festoi Pavarësinë ku u organizua një aktivitet letrar të titulluar “Ora e Pavarësisë” për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Pjesë marrës ishin poet nga Kosova e Maqedonia si nga Prizreni, Prishtina, Ferizaji, Vitia, Tetova, Gostivari, Shkupi, Struga. Organizatore e këtij eventi letrar ishte poetesha tetovare Sadije Aliti. U lexua edhe telegram urimi i dërguar nga Ambasada e Kosovës në Shkup, që kishin dërguar në pamundësi për të marrë pjesë nga agjenda e ngjeshur për manifestimet e pavarësisë.

Kjo datë  e rëndësishme, me një  aktivitet artistik të  shënohet edhe në  Tetovë,  të  titulluar “Ora e Pavarësisë ”, me një  simbolikë  të  numrit 17, që  shënon datën e 17 Shkurtit, në  ora 17.17, të  lexojnë  poezitë  e tyre 17 poet pjesëmarrës. Historia shqiptare, ndër shekuj dëshirën për liri dhe pavarësi të  popullit shqiptar e ka shënuar me gjakun e  dëshmorëve e të  rënëve, të  pishtarëve të  dritës që  e deshën më  shumë  atdheun se jetën, duke i nderuar e duke i kujtuar është  më e pakta që  mund të  bëjmë, ne nuk mund të bëjmë punë të mëdha, po mund të bëjmë punë të vogla me dashuri të madhe, porosi e Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës ”- theksoi Sadije Aliti.

Një vlerësim artistik rreth pikturave të ekspozuara në Galerinë e Artevenë Tetovë, për ekspozitën personale të Afrim Shatkut prezantoi Dr.Behixhudin Shehapi, historian i artit.“Reminishenca të bukura nga ajo kohë, kur unë për herë të parë u njoftova me kreativitetin e tij artistik, vazhduan deri sot kur çdo takim me Afrimin kemi pasur biseda artistike duke mos e anashkaluar vokacionin e tij si arkitekt, ku ai ka pasur projekte impresive për objektet shoqërore fetare. Pikërisht profesioni arkitekt i jep një veçanti veprimtarisë së tij në artin figurativ, ku reflekton simetria, proporcioni, vija e drejtë, që rezulton me vepra të shkëlqyeshme që e bëjnë Afrimin një artist të veçantë me një stil unik. Afrimi në opusin e tij artistik me mjeshtri përdor stile të ndryshme, ia jep atë liri vetes të jetë i hapur për çdo stil të artit figurativ, por me këmbëngulje krijon konceptin e vet ku vijnë në shprehje imagjinata individuale e artistit duke na dhuruar një tablo unike i cili takon vetëm atij”-tha mes tjerash Shehapi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Afrim Shatku, arkitekt e piktor, u shpreh se në këtë ekspozite është bërë një përmbledhje e pikturave të tij ndër vite duke filluar nga ato pikturat më të hershme e deri te këto të ditëve të fundit, teknikat e tij janë të ndryshme dhe kanë ecur e janë përsosur me kohën, duke shtuar se ka qenë dëshirë e kamotshme që këtu në Galerinë e arteve të realizonte një ekspozitë personale dhe shprehu faleminderim për pjesëmarrësit. 

Vargjet e tyre poetike i lexuan: Sadije Aliti, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Daim Iljazi, Rami Kamberi, Bajramali Selimi, Merita Isaku, Zymer Haliti, Berat Batiu, Sibela Bala, Emine Islami, Leme Ahmeti, Sadri Jakupi, Mejreme Tushi-Kajolli, Ibadete Livareka, Ezana Qamili, Fatmire Lumani. Ky aktivitet u përkrah edhe nga kryesia e Shoqatës së shkrimtarëve Oeneum në Tetovë dhe ABC-poetike dhe të dashamirëve të fjalës së shkruar. Për përkujdesje artistike me pika muzikore u përkujdes rapsodi nga Shkupi Tahir Seferi, ndërsa aktivitetin e moderoi Arijana Ibraimi, gazetare.

Edhe Tetova me këtë aktivitet u përfshi në gamën e gjerë të manifestimeve të shumta për Pavarësinë e Kosovës që shënohen anembanë ndër shqiptarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share