LLESHI & EMURLLAI: NUK ISHTE NJË NDESHJE E ZAKONSHME FUTBOLLI
Fitorja e kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Katar, ka gëzuar shqiptarët kudo në botë…Ishte një ndeshje që shkoi përtej futbollit…
Pa ndeshjes festat nisën kudo. Për emisionin Mundo Klan, shijuam atmosferën në Bernë të Zvicrës, përmes gazetarit Kasam Selimi që jeton dhe vepron atje…
Festa nuk mungoi as edhe në Kumanovë, nga vin edhe futbollisti I tretë shqiptar në kombëtaren e Zvicrës, Ardon Jashari.
Emocionet nuk kanë munguar edhe në studion e emisionit Mundo Klan. Ndeshja Zvicër – Serbi, sipas të ftuarve të mbrëmshëm, nuk ka qenë vetëm një ndeshje e zakontë futbolli.
“Pa dashur të hyj në pjesën politike, dëshiroja që futboli të fitojë dhe futbolli fitoi në këtë ndeshje. Ne shumë pak na duhet për tu gëzuar, por shumë pak na duhet edhe për gjëra tjera” – tha Besa Lleshi, refere futbolli.
“Futbolli kohët e fundit është i lidhur ngushtë me politikën… Historia u përsërit sonte në të mirë të shqiptarëve. Kemi një pjesë tonën në kombëtaren zvicerane. Kishte më shumë se futboll sonte në fushë” – tha Burhan Emurllai, trajner futbolli.
Pas fitores së Zvicrës nuk kanë munguar reagimet e klasës politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Por, nga ana tjetër, shqiptarët në festa të këtilla janë edhe mjaft kreativ nëpër rrjetet sociale.
Lojtari I ndeshjes, Granit Xhaka ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”. Në konferencën për shtyp, Xhaka tha se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, ndryshe nga sa u prit nga pala serbe, e cila e quajti provokim.
“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.
Ndryshe Ardon Jashari është futbollisti I tretë shqiptar në kombëtaren e Zvicrës dhe me origjinë është nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/