“Mund të ketë persona nën hetime, por kjo nuk e njollos kompaninë” – Bytyqi flet për Korridorin 8 dhe dyshimet e hedhura në media

Këta janë kompani të mëdha me punë në shumë vende të botës dhe mund të ndodhë që ndonjë person të ketë diçka dhe të jetë nën hetim, por kjo sipas zëvendëskryeministrit, Bytyqi nuk e njollos punën e kompanisë. Sipas tij janë kompanitë ata që vlerësohen dhe jo personat fizik.

Bytyqi shtoio se qeveria do të jetë vigjilente dhe do të ndërhyjë në kohë në rast të shfaqjes së ndonjë dyshimi për punën e kompanisë në fjalë.

Nuk ka vendim gjykate se janë shpallur fajtorë. Dëmi është shumë i madh sepse po akuzohet, por kush do ta paguajë dëmin e bërë ndaj këtyre kompanive nëse gjykata vendos që nuk janë fajtore. Eventualisht mund të ketë proces ndaj një personi, por nuk ka vendim gjykate se ështl fajtor”, tha mes tjerash Bytyqi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share