Shtetit duhet t`i kthejë 71 milion denarë
Ish-Sekretari I Përgjithshëm I Qeverisë, Muhamed Zekiri, është dënuar me dy vite e gjysmë burg për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.
Zekiri, gjithashtu, duhet që në buxhetin e shtetit të kthejë 71 milion denarë.
Gjykatësja Fanka Mihailovska ka theksuar gjatë aktvendimit se Zekiri kishte arritur marrëveshje në katër sy, pa u dhënë mundësi ofertave konkuruese.
“Muhamed Zekiri është fajtor, për shkak se, nga Prilli 2021 deri në Mars 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë dy veprime. Më 4 Maj 2021, pa procedurë publike, ka arritur marrëveshje me firmën Interholding në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH, me cka me paramendim I kanë ndihmuar shtetasit e dyshuar kroat që nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes”, tha gjyqtarja Fanka Mihailovska.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muamed Zekiri, duhet t`i paguajë edhe harxhimet gjyqësore të procesit./KlanMacedonia