NË RMV EKZISTOJNË SKRININGJE PËR SËMUNDJET MALINJE
Në vitin 2024 do të nisi skriningu për kancerin në zorrën e trashë – paralajmërojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Planifikohet që ky skrining të bëhet kryesisht në Klinikën për Hematologji, konform standardeve dhe direktivave të BE-së.
“Të gjitha këto direktiva në formë të detyrave i janë dhënë MSH-së, ku janë gjatë vitit adaptuar në të tre programet e skriningut. Do të ketë ambulancë të re të financuar nga MSH-ja, kabinet të ri kolonoskopik, komplet pajisje, kurse lidhur me kuadrin, Klinika veçmë disponon me kuadër cilësor dhe të trajnuar” – thonë nga MSH.
Në vendin tonë ekziston programi preventiv për detektimin dhe skriningun e sëmundjeve malinje, që përfshinë skriningun e kancerit të gjirit si dhe qafës së mitrës.
Sipas analizave të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë për fushatën e skriningut të kancerit të gjirit, nga 10.000 pacientë të paraqitur janë realizuar 4.900 mamografe. Autoritetet bëjnë thirrje që të respektohen terminet.
Sipas të dhënave, vitin e kaluar nga kanceri i gjirit kanë ndërruar jetë 356 gra. Në 12 vitet e fundit, mesatarisht 280 gra në vit humbin “betejën” me këtë sëmundje. /KlanMacedonia/