MEXHITI: INTERESIMI I MADH I QYTETARËVE PËR VAKSINËN E GRIPIT SEZONAL
Ministri i Shëndetësisë, d-r. Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot pikën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar”, për t’u njohur nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal.
Vetëm në një javë në qendrën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar” vaksinën kundër gripit sezonal e kanë marrë 824 persona dhe termin për vaksinim kanë caktuar 3.957 qytetarë, përcjellë KlanM. Të dhënat në nivel shteti konfirmojnë interesimin e lartë të qytetarëve për këtë vaksinë, kështu që janë regjistruar 51.649 qytetarë dhe 10.000 qytetarë të imunizuar, tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Vaksinat sezonale janë të sigurta dhe efikase dhe luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, duke theksuar se vendimi për imunizim nënkupton kujdes të përkushtuar për shëndetin personal, por edhe për mirëqenien e gjithë shoqërisë sonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka siguruar 60 mijë vaksina të destinuara për imunizimin e kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë, të cilat janë pa pagesë, ndërsa Qendrat për Shëndet Publik ofrojnë vaksina edhe për përdorim komercial./KlanMacedonia