MSH: Mbi 1.5 milion euro për ilaçin ”Trikafta”!

E GJITHË SASIA E ILAÇIT MBËRRIN NË GJYSMËN E PARË TË DHJETORIT 2024

Mbi 1.5 milionë euro janë miratuar për furnizimin e ilaçit “Trikafta”. Mjetet parashihen për terapi edhe për dy muaj të 12 pacientëve që deri tani kanë marrë ilaçin, por do të mbeten edhe për pacientë tjerë që përmbushin kushtet.

Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Byrosë për furnizime publike, që të inicojë procedurën e shpejtë me negociata të drejtpërdrejta me distributorin e autorizuar.

Me 102 regjime terapie, 12 pacientët aktualë që tashmë po marrin ilaçin do të mbulohen edhe për dy muaj (deri në prill 2024), por ilaçet do të jenë në dispozicion edhe për pacientët shtesë që plotësojnë kriteret për “Kaftrio” në kombinim me “Kalydeco” – thonë nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve.

Nga Klinika e Fëmijëve që duhet të bëjë furnizimin me ilaçin thonë se më 21 nëntor është nënshkruar marrëveshja, kurse e gjithë sasia e ilaçit pritet të mbërrijë në gjysmën e parë të dhjetorit.

Nga Asociacioni për Fibrozë Cistike thonë se nuk kanë njohuri se për cfarë do të shfrytëzohen mjetet e ndara, por shpresojnë se nëse shfrytëzohen do të sigurohen terapitë për rreth 30 pacientë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share