MSH: Fibroza Cistike – të sigurohen mjete për ilaçin ”Trikafta”

MJETE PËR 30 PACIENTË ME FIBROZË CISTIKE

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në seancën e djeshme qeveritare ka inicuar gjetjen e mjeteve financiare për 30 pacientë me fibrozë cistike për të marrë ilaçin “Trikafta”, që sic percjell KlanM, paraqet një terapi modulare që në mënyrë të drejtpërdrejtë targeton sëmundjen, në vend të simptomave.

“Furnizimi do të zhvillohet në disa faza. Në kuadër të fazës së parë, pritet që gjatë ditës së nesërme të miratohet vendimi për sigurimin e mjeteve për ilaçin “Trikafta” për 30 pacientë me fibrozë cistike” – thonë nga MSH.

Por, sic percjell KlanM, sipas të dhënave jozyrtare të Asociacionit për fibrozë cistike, problemi qëndron se ka 65 pacientë që kanë nevojë për këtë ilaç dhe më këtë shkaktohen përplasje mes pacientëve.

Të shtunën më 4 Shkurt, sic njofton KlanM, ky Asociacion do të protestojë para Qeverisë, sic thuhet, e cila me muaj injoron kërkesat e pacientëve. Njoftohet se gjithnjë e më shumë pacientë me fibrozë cistike largohen nga vendi në drejtim të shteteve fqinje ku pranojnë terapi modulare në vend që t`i targetojnë simptomet e sëmundjes.

Fibroza cistike, sic percjell KlanM, është sëmundje multisistemore që kap disa organe. Më shumë goditen mushkëritë e bardha, por dhe ato të zeza dhe pankreasi. Disa nga pacientët që nga mosha 15 ose 20 vjecare zhvillojnë edhe diabetin. Thënë shkurt, sekreti që pastrohet tek pacientët tjerë, tek ata me fibrozë cistike mbetet dhe bllokon rrugët e frymëmarrjes. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share