MPJ: Pesë shtetasit e RMV-së në pritje për t`u evakuar nga Gaza

PUBLIKOHET LISTA ME 596 SHTETAS TË HUAJ, MES TYRE EDHE DISA NGA RMV

Ministria e Jashtme ka konfirmuar se në listën e evakuimit të shtetasve të huaj nga Rripi i Gazës përmes vendkalimit Rafah, gjenden edhe 5 shtetas të Maqedonisë së Veriut, përcjellë KlanM.

“Në gazë kemi 5 shtetas të RMV-së. Të gjithë janë në listën për evakuim nga Gaza. Përveç 5 shtetasve, në listë është edhe një shtetase palestineze, bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve, që kanë shtetësi të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJ.

Autoritetet kufitare në Gaza, sot në mëngjes kanë publikuar listën me 596 shtetas të huaj dhe persona me shtetësi të dyfishtë nga 15 vende, të cilëve u është lejuar që dot të largohen nga Gaza. Mes tyre janë edhe disa shtetas të RMV-së.

Dje janë larguar më shumë se 500 persona, kur për herë të parë pas disa javësh u hap vendkalimi kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share