MPJ: Nuk ka arsye për përhapjen e gjuhës së urejtjes, nxitjen e tensioneve dhe dhunën

Ministria e Punëve të Jashtme i dënon veprimet e dhunshme dhe të pahijshme të disa prej pjesëmarrësve në protestat e mbrëmshme. Duke e respektuar të drejtën e të gjithë qytetarëve që në mënyrë të pavarur dhe lirishëm ta shprehin indinjatën apo revoltën e tyre përmes protestës, vlerësojmë se nuk ka arsyetim për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, brohoritjen e parullave fyese dhe nxitjen e tensioneve, devijimin drejt dhunës dhe sjelljen e dhunshme ndaj objektit të Ministrisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në të njëjtin kontekst, dëshirojmë të theksojmë se është jashtëzakonisht e pavend që individë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të marrin pjesë në të njëjtat protesta ku goditet me gurë shtëpia e diplomacisë, duke mbajtur madje edhe fjalim të politikës ditore, gjë që paraqet shkelje direkte të Kodeksit të etikës, por edhe përçmim të plotë të profesionit diplomatik. Për këto shkelje të shumta, sipas procedurave të brendshme, Ministria do t’i marrë masat e duhura për mbrojtjen e punonjësve të shtëpisë dhe të profesionit diplomatik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Do të donim të theksonim se përfaqësuesit e sindikatës janë gjithmonë të përfshirë gjatë vendimmarrjes për të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të MPJ-së dhe ashtu si deri më tani, të gjitha komentet konstruktive janë të mirëseardhura dhe merren parasysh.

Ministria e Punëve të Jashtme i ndjek me vëmendjen e duhur të gjitha pikëpamjet dhe rekomandimet e shprehura që janë pjesë e procesit të gjerë konsultativ dhe paraqesin input thelbësor në krijimin e hapave të ardhshëm të politikës së jashtme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share